Shtabi i krizës dhe ndërmarrjet publike të komunës së Ohrit, këtë fundjavë janë vazhdimisht në terren dhe bëjnë sanimin e pasojave të motit të keq që ka prekur rajonin.
Ekipet e pastrojnë shtratin e lumit Kosellskë në pjesën që është e bllokuar nga mbeturinat dhe drunjtë. Bëhet fjalë për sanim të kësaj pjese dhe zgjerimit të pjesërishëm që të mundësohet rrjedhë normale e ujit.
NP Proakva ka angazhuar ekipet e saj në pjesën e bulevardit Hekurudha, ku poashtu bëhet sanimi i dëmeve të ndodhura nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet e shiut, të cilat sipas matjeve të fundit kanë arritur në 13 litra në metër katror./Telegrafi/