Me një ceremoni dhe program të përshtatshëm kulturor të mbajtur në Qendrën për kulturë ”Grigor Përliçev”, bë Ohër u hap konzullata e nderit e Republikës së Hungarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, konzull nderi u inaugurua Marjan Bojaxhiev. I pranishëm në ceremoni ishte edhe zv. ministri Ilija Isajlovski, i cili tha se në 20 vitet e fundit, ndërmjet Maqedonisë dhe Hungarisë janë ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme miqësie, është vendosur partneritet në më shumë sfera.
Ndërkaq, ministri shtetëror për diplomaci kulturore-shkencore pranë Ministrisë së jashtme hungareze, Ishtvan Igjarto, i theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike ndërmjet dy vendeve, duke shtuar se kjo shihet në aktivitetet e qeverisë hungareze për mbështetjen e Maqdonisë në eurointegrime.
Kjo është konzullata e dytë e nderit e Hungarisë, ndërkaq e pesta në Ohër, pas asaj të Turqisë, Polonisë, Sllovenisë dhe Rusisë./Telegrafi/