Telegrafi

Në oborrin e një shtëpie shfaqet “jashtëtokësori” i shëmtuar, me lëkurë transparente e këmbë të gjata (Foto)

Kanë filluar të qarkullojnë disa fotografi interesante në internet, ku shfaqet një krijesë e pazakontë më lëkurë transparente e zbuluar në oborrin e një vile.

Imazhet e krijesës së çuditshme kanë nxitur shumë njerëz në mediat sociale të hulumtojnë rreth origjinës së kësaj kafshe, e cila u gjet në oborrin e një shtëpie në pjesën qendrore të Norvegjisë, transmeton Telegrafi.

Pronari i shtëpisë thotë se gruaja e tij kishte mbetur e shokuar, kur zbuloi se një krijesë e çuditshme po qëndronte e shtrirë në oborrin e shtëpisë së tyre.

Krijesa e gjatë mbi 30 centimetra me lëkurë të butë pothuajse transparente, i ngjanë shumë disa krijesave që shfaqen në skena të ndryshme të filmave horror.

Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja pse NASA nuk shkon më në Hënë

Shumë njerëz besojnë se bëhet fjalë për mbetjet e ndonjë dreri, derisa disa tjerë janë të bindur se janë mbetje të ndonjë lakuriqi.

Por e vërteta është më drithëruese, sipas ekspertëve të kësaj fushe.

Eksperti Roar Solheim nga muzeu “Agder Nature”, beson se janë mbetje të një bretkose gjigante. /Telegrafi/