Kanë filluar të qarkullojnë disa fotografi interesante në internet, ku shfaqet një krijesë e pazakontë më lëkurë transparente e zbuluar në oborrin e një vile.
Imazhet e krijesës së çuditshme kanë nxitur shumë njerëz në mediat sociale të hulumtojnë rreth origjinës së kësaj kafshe, e cila u gjet në oborrin e një shtëpie në pjesën qendrore të Norvegjisë, transmeton Telegrafi.
Pronari i shtëpisë thotë se gruaja e tij kishte mbetur e shokuar, kur zbuloi se një krijesë e çuditshme po qëndronte e shtrirë në oborrin e shtëpisë së tyre.
Krijesa e gjatë mbi 30 centimetra me lëkurë të butë pothuajse transparente, i ngjanë shumë disa krijesave që shfaqen në skena të ndryshme të filmave horror.
Shumë njerëz besojnë se bëhet fjalë për mbetjet e ndonjë dreri, derisa disa tjerë janë të bindur se janë mbetje të ndonjë lakuriqi.
Por e vërteta është më drithëruese, sipas ekspertëve të kësaj fushe.
Eksperti Roar Solheim nga muzeu “Agder Nature”, beson se janë mbetje të një bretkose gjigante. /Telegrafi/