Dy të dyshuar meshkuj rom, dje në fshatin Plemetin të Obiliqit, kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor, të cilët ishin në kryerje të detyrës, raporton Policia e Kosovës.
Njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.