Telegrafi

Tre të vdekur dhe një i arrestuar pasi policia shpalli një “incident të madh” në Nottingham të Anglisë

(E plotësuar) Tre persona janë gjetur të vdekur dhe një burrë është arrestuar pasi policia shpalli një “incident të madh” në Nottingham të Anglisë

Policia thotë se ata u thirrën vetëm pas orës 4 të mëngjesit ku dy persona u gjetën të vdekur në rrugë, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Momenti i arrestimit të personit që dyshohet se vrau tre persona dhe plagosi tre të tjerë në Nottingham të Anglisë

Oficerët më pas u thirrën në një incident tjetër pak më shumë se një milje larg, ku një furgon kishte tentuar të godiste tre persona. Ata aktualisht po trajtohen në spital.

Një burrë i tretë gjithashtu u gjet i vdekur në rrugën Magdala.

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar si i dyshuar për vrasje dhe i njëjti ndodhet në paraburgim. /Telegrafi/

++++++++++

Në Nottingham të Anglisë janë mbyllur shumë rrugë rreth qytetit – policia nuk jep detaje, thotë se bëhet fjalë për një “incident të madh”

Policia që po merret me një “incident të madh” në Nottingham të Anglisë ka mbyllur shumë rrugë rreth qytetit.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, oficerët dhe shërbimet e tjera të urgjencës në disa lokacione po merren me një “incident serioz në vazhdimësi”, sipas policisë së Nottinghamshire.

Rrjeti i tramvajit Nottingham Express Transit (NET) tha gjithashtu se ka pezulluar të gjitha shërbimet për shkak të “incidenteve të mëdha policore rreth qytetit dhe periferisë”.

Dhe siç raportohet më tej, shërbimet e urgjencës janë të pranishme në disa zona.

Në një deklaratë nga policia thuhet: “Ka disa mbyllje të rrugëve në të gjithë qytetin, ndërkohë që ngjarja po hetohet”.

“Ne i kërkojmë publikut dhe shoferëve që të shmangin zonat dhe të planifikojnë rrugë alternative”.

Megjithatë, policia nuk ka konfirmuar se për çfarë incidenti bëhet fjalë. /Telegrafi/