Numri i njerëzve të prekur nga coronavirusi në Nju Jork është dyfishuar në 22 pas një rritje të konsiderueshme të testimit, tha sot guvernatori Andrew Kuomo.
“Numrat do të vazhdojnë të rriten,” tha Kuomo në një konferencë shtypi.
“Sa më shumë njerëz që testoni, aq më shumë njerëz të infektuar do të shfaqen”, shtoi ai. /kp/Telegrafi/