Telegrafi

Në njëvjetorin e martesës, Blero me dedikim emocional për Afronën: Ti i jep kuptim jetës time çdo ditë e më shumë

Blero dhe Afrona Dika (Foto: Instagram)

Këngëtari Blero Muharremi dhe bashkëshortja e tij, Afrona Dika, ditën e sotme (e hënë) festojnë njëvjetorin e martesës.

Çifti, të cilët shijojnë lidhjen prej më shumë se pesë vitesh, janë mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Në këtë ditë të rëndësishme, artisti i hitit “Kthehu ti” ka bërë një dedikim emocional për gruan e tij.

Blero dhe Afrona Dika (Foto: Instagram)

I njëjti ndërkohë ndau edhe disa imazhe të përbashkëta që kanë realizuar ndër vitesh.

“Urime një vjetori i martesës tonë. Të dua deri në hënë dhe mbrapa. Ti i jep kuptim jetës time çdo ditë e më shumë”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Blero dhe Afrona festojnë një vjetorin e martesës në Turqi

Çifti kanë zgjedhur Turqinë për kremtimin e njëvjetorit, teksa po vazhdojnë të qëndrojnë akoma atje.

Kjo është martesa e dytë e Bleros, pasi më parë kishe qenë i martuar edhe me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur, Tara. /Telegrafi/