Një burrë dhe një grua dogjën një kopje të Kuranit në qytetin suedez të Malmos, një javë para fillimit të Eurovizionit.
Një video që tregon një grua duke mbajtur një kryq në njërën dorë dhe në tjetrën kishte librin e shenjtë të myslimanëve duke u djegur është transmetuar drejtpërdrejt në TikTok.
Gjatë incidentit jo shumë larg dy sallave ku do të mbahet festivali evropian i muzikës është djegur edhe flamuri palestinez, shkruajnë mediat.
Kujtojmë se edhe javën e kaluar, po e njëjta grua, gati në të njëjtën mënyrë ka vepruar në zonën Skarholmen në periferi të kryeqytetit suedez, Stokholm.
🇸🇪Fanatical terrorists are burning Quran in Sweden under protection of police. #MayDay#الهلال_الاتحاد_كاس_الملك #1MAYIS #المغدوره_سلمى #wizkidanddavido #BayernRealMadrid #HalaMadrid #Gaza_in_Genocide #GazaGenocide #itfc pic.twitter.com/G9nPGjX425
— Our Society & Wellbeing (@Anonymo35076191) May 3, 2024
Rreth 300 spektatorë dhe dhjetëra oficerë policie ishin në vendngjarje përpara djegies së Kuranit.
Djegia e Kuranit në Danimarkë dhe Suedi vitin e kaluar shkaktoi reagime të zemëruara dhe nganjëherë protesta të dhunshme në vendet me shumicë myslimane, por në Suedi akti bie nën ligjin për lirinë e fjalës dhe është i ligjshëm.
Duke filluar nga nesër, një javë me koncerte dhe festa të shumta do të mbahet në këtë qytet jugor suedez, duke kulmuar në finalen e madhe të Eurovizionit më 11 maj.
Mbi 100 mijë njerëz pritet të vizitojnë Malmon gjatë javës së Eurovizionit. /Telegrafi/
🚨 BREAKING: POLICE APPROVED CEREMONY TO BURN QURAN AND PALESTINIAN FLAGS IN MALMO BEFORE EUROVISION EVENTS START
_ pic.twitter.com/ABSUAIVcGp— Israel News Pulse (@israelnewspulse) May 3, 2024