Telegrafi

Në një vendvotim të Kumanovës nuk ka filluar votimi

Sot në Maqedoninë e Veriut votohet për zgjedhjet presidenciale.

Sipas KSHZ-së, të gjitha vendvotime janë hapur në kohë.

Megjithatë për shkaqe teknike në vendvotim 11:00 të Kumanovës nuk ka filluar votimi fare për shkak të prishjes së pajisjeve.

Ky vendvotim pritet të anulohet dhe të bëhet rivotimi një datë tjetër.

“Nuk ka funksionuar bateria, kryetari e ka thirr KSHZ me rregullu, kane ardhur po prapë nuk ka funskionuar. Dhe si e tillë kanë marrë vendim se do ta mbyllin, Nga ora 07:00 e deri tash është hapur por nuk ka funksionuar, pra nuk është lejuar me votuar”, thanë nga vendvotimi.