Telegrafi

Në një sulm të milicisë të Sudanit: 48 të vdekur, 97 persona të plagosur

Të paktën 48 vetë u vranë dhe 97 u plagosën në një sulm policor në qytetin e El Geninës në Darfur.

Sulmi erdhi vetëm disa javë pasi paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara filluan të tërhiqeshin nga rajoni, ku dhuna është në rritje dhe u nis kur një anëtar i fisit Masalit goditi me thikë një anëtar të një fisi arab, sipas një deklarate nga Shoqata e Avokatëve të Darfurit.

“Milicët e armatosur shfrytëzuan incidentin dhe sulmuan El Geninën nga të gjitha anët”, tha shoqata, ashtu si edhe kampi afër Kreinding për personat e zhvendosur brenda vendit, raporton deutschewelle.

Shoqata akuzoi milicët për grabitje dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Të shtunën, guvernatori i Darfurit perëndimor shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke aprovuar përdorimin e forcës për të stabilizuar situatën dhe duke futur shtetrrethimin. /Telegrafi/