Telegrafi

Në një shtëpi në Graçanicë, hajnat marrin para dhe stoli ari

Foto: Ilustrim

Një person i kombësisë serbe ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur rreth 15,000 euro para të gatshme dhe stoli ari me vlerë rreth 2,500 euro.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:15 në Graçanicë.

Siç thuhet në raport, rasti është duke u hetuar në mënyrë intesive nga njësitet relevante policore. /Telegrafi/