Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit.
Kënga “Locos” me Jay Santos është pritur mirë nga publiku dhe në vetëm pak ditë ka tejkaluar shifrën e dy milionë klikimeve.
Luana ndërkohë po vazhdon të jetë aktive për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke ndarë me ta imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.
https://www.youtube.com/watch?v=0wJAPrIDb6o
Duke qenë në periudhë verore, sigurisht që nuk mungojnë edhe imazhet ‘e nxehta’ në bikini, ku këngëtarja vë në pah linjat e saj.
Një gjë të tillë, Luana e ka bërë në fotografinë e fundit të publikuar në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur mjaft atraktive, teksa ka pozuar me një palë bikini të lidhura.
Duke qenë në formë të mira trupore, Luana nuk hezitoi të theksojë linjat, teksa dukej tejet tërheqëse në bikinit e markës “Burberry”.
“Lej llafet e kota”, shkroi ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke qenë kështu nën ndikimin dhe ritmin e këngës së saj më të fundit. /Telegrafi/