I njohur për formën fantastike fizike, Cristiano Ronaldo nuk heziton të vë në plan të parë muskujt e tij në fotografimet e ndryshme.
Superylli i Juventusit mungoi në ndeshjen e fundjavës ndaj Atalantas, të cilën skuadra e tij e humbi me rezultat 1-0.
Në ndërkohë, ai ka vazhduar me përgatitjet fizike dhe të hënën në rrjetet sociale e ka shpërndarë një fotografi me disa prej bashkëlojtarëve nga zhveshtorja.
Ai shfaqet i zhveshur vetëm në brekë ndërsa ka theksuar muskujt në fizikun e tij mbresëlënës.
Ronaldo është golashënuesi më i mirë në Serie A këtë sezon, ku ka shënuar 25 gola, katër më shumë se përcjellësi i parë, Romelu Lukaku. /Telegrafi/