Site icon Telegrafi

Në një nga fotografitë më ‘të nxehta’ të Getit në Instagram, Marina nuk reziston pa komentuar (Foto)

Reperi i njohur Getoar Selimi dhe e fejuara e tij, Marina Vjollca javë më parë ishin së bashku në një udhëtim në Miami.

Përmes imazheve të hedhura në rrjetet sociale, çifti ndanë me ndjekësit e tyre çdo moment që kaluan së bashku atje.

Në njërën nga fotografitë që Geti ka hedhur në Instagram, ku shfaqet i zhveshur në pjesën lartë, teksa vë në pah trupin e tij, duket ta ketë bërë edhe vet Marinën që të mos rezistojë dot pa komentuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në këtë fotografi, komentet kanë qenë të shumta edhe nga ndjekësit e tjerë të reperit, por që në sy binin komentet e vet Getit dhe Marinës.

Getoar Selimi shquhet si një ndër meshkujt shqiptarë me fizikun më të mirë në estradë. /Telegrafi/

Exit mobile version