Ish-reperi i njohur shqiptar, Fero, i njohur tashmë si Khattab, po vazhdon të ketë drama në jetën e tij personale.
Së fundmi, ai ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale, duke e quajtur të padrejtë vendimin e gjykatës, që e lejon ta shoh vajzën e tij vetëm tri orë në javë, ndërkohë që pjesa tjetër i takon nënës, njëherësh ish-partneres së tij, Arbenita Ismajli.
Fero ka ndarë me ndjekësit në InstaStory vendimin e gjykatës, duke shkruar në përshkrimi ne fotografisë: “Dmth unë kam të drejtë ta shoh vajzën time vetëm tri orë në javë edhe me orar të caktuar sipas Ligjit të Kosovës (padrejtësive të gjykatës së korruptuar me avokata), dmth vajza ime i bie të jetë sikur një njeri i huaj për mua”.
Më tej ish-reperi nga Gjilani, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, ka publikuar një ‘selfie’ në mbishkrimin e së cilës ka bërë llogaritë se sa në total i bie ta shohë vajzën e tij sipas vendimit të gjykatës.
“Një muaj 12 orë, gjashtë muaj 72 orë, një vjet 144 orë. Dmth total komplet vitin 144 orë po i bie me qenë gjashtë ditë. Gjashtë ditë mundem ta shoh vajzën time komplet vitin. Për pesë vjet po i bie 30 ditë ta shoh vajzën time. Për 10 vjet po i bie 60 ditë. Që bëjnë dy muaj prej një dekade? Drejtësia në Kosovë? Korrupsioni në Kosovë”, ka shkruar Fero.
Për fund, ai publikoi një mesazh për vajzën e tij që ta ketë si dëshmi kur të rritet që babai i saj ka luftuar shumë për ta parë atë më shumë.
“Vajza ime. Kur të rritsh ti, kjo do të jetë dëshmi për ty që babai edhe në burg kur ka qenë të ka përkujtuar me mall mbas fotografive por edhe pasi që ka dalë prej burgut të përkujton me mall mbas fotografive. Nuk e kam të lehtë pa ty. Ashtu siç nuk e kam të lehtë të jem me ty. Por duhesh të dish që për babain je gjithmonë më e mira dhe babain do ta kesh pas në çdo hap të jetës. Qoftë larg apo afër teje, lutjet e mia shpresoj tek Allahu që do të jenë në mbrojtjen tënde edhe pas vdekjes time”, përfundoi Fero.
Përndryshe, një reagim publik së fundmi e ka bërë edhe ish*partnerja e tij Arbenita, duke shkruar dhe akuzuar ish-reperin se po viktimizohet përmes këtyre shkrimeve. /Telegrafi/