Site icon Telegrafi

Në një moment mjekët i kishin dhënë 48 orë jetë, pas 110 ditëve betejë me COVID-19 – britaniku 47-vjeç shërohet nga coronavirusi

Një adhurues i flaktë i futbollit i kaloi 110 ditë në spital, ku luftoi për çdo sekondë me coronavirusin – mrekullisht ai arriti të shërohet falë përkrahjes së madhe nga ekipi i zemrës Tottenham Hotspur.

Jeremy Clough, 47-vjeç, është një nga pacientët që ka vuajtur më së gjati nga COVID-19, ku për plotë 16 javë luftoi në spital me virusin vdekjeprurës, transmeton  Telegrafi.

Ai ishte futur në koma dhe në një moment mjekët i kishin dhënë vetëm 48 orë jetë, kur gjendja iu rëndua në spitalin e Northampton nga ku është bërë e ditur se vuante edhe nga sepsa.

Anëtarëve të familjes u është thënë se duhet t’i japin lamtumirën e fundit, pasi kishin detektuar edhe sëmundjen e pneumonisë në organizmin e tij – duke i dhënë “zero” gjasa për mbijetesë.

Por, ndodhi mrekullia dhe Jeremy mrekullisht u shërua dhe derisa nxirrej nga dhoma e kujdesit intensiv, u duartrokit nga stafi dhe familjarët. /Telegrafi/

Exit mobile version