Telegrafi

Në një mbrëmje ku të gjithë xhironin performancën e saj, një fans i dha diçka vërtet të veçantë Nora Istrefit (Foto)

Këngëtarja Nora Istrefi është shumë e pëlqyer nga publiku kosovar.

Ajo mirëpritet shkëlqyeshëm nga fansat në koncerte, vendi ku ata nuk humbasin rastin ta takojnë ose edhe të realizojnë ndonjë fotografi me të.

Në koncertin e fundit, Nora duket të jetë befasuar me një gjest shumë të ëmbël nga një fans i saj.

Në një mbrëmje kur të gjithë kapin smartphonët e tyre në dorë për të xhiruar performancën e saj, njëri nga fansat kishte në dorë një trëndafil të kuq, të cilin ia dhuroi në shenjë respekti këngëtares Istrefi gjatë kohës sa ajo u afrua para fansave.

Ky gjest duket t’i ketë pëlqyer shumë Norës, e cila këtë fotografi të kapur nga fotoaparatët e ka ndarë menjëherë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. /Telegrafi/