Telegrafi

Në një lidhje prej disa muajsh, Liridon Krasniqi zbulon se do të martohet këtë verë

Në episodin e radhës në emisionin “Barber Shok” me Fis Junikun i ftuar ka qenë futbollisti i njohur, Liridon Krasniqi.

Në një bisedë të sinqertë, ai ka rrëfyer të pathëna nga jeta dhe karriera profesionale, e po ashtu i është përgjigjur edhe shumë pyetjeve.

Ai mes tjerash ka folur edhe për lidhjen me partneren e tij, bukuroshen nga Peja të quajtur, Agonita.

Liridon Krasniqi në “Barber Shok” (Foto: YouTube)

I njëjti zbulon se janë bashkë më shumë se një vit e gjysmë dhe se pritet të martohen së shpejti.

Lexo po ashtu Liridon Krasniqi fejohet me bukuroshen Agonita, publikojnë fotografinë e parë zyrtare si çift

“Jemi bashkë që një vit e gjysmë, do të martohemi së shpejti”, u shpreh Krasniqi.

Ndërkaq nuk ka zbuluar më shumë detaje, por që nuk ka dyshim se do të jetë një ceremoni madhështore.

Liridoni duhet theksuar se është shumë i suksesshëm edhe si futbollist, i cili vazhdon të luajë për Kombëtaren e Malajzisë. /Telegrafi/