Në episodin e radhës në emisionin “Barber Shok” me Fis Junikun i ftuar ka qenë futbollisti i njohur, Liridon Krasniqi.
Në një bisedë të sinqertë, ai ka rrëfyer të pathëna nga jeta dhe karriera profesionale, e po ashtu i është përgjigjur edhe shumë pyetjeve.
Ai mes tjerash ka folur edhe për lidhjen me partneren e tij, bukuroshen nga Peja të quajtur, Agonita.
I njëjti zbulon se janë bashkë më shumë se një vit e gjysmë dhe se pritet të martohen së shpejti.
“Jemi bashkë që një vit e gjysmë, do të martohemi së shpejti”, u shpreh Krasniqi.
Ndërkaq nuk ka zbuluar më shumë detaje, por që nuk ka dyshim se do të jetë një ceremoni madhështore.
Liridoni duhet theksuar se është shumë i suksesshëm edhe si futbollist, i cili vazhdon të luajë për Kombëtaren e Malajzisë. /Telegrafi/