Shtatë ushtarë izraelitë, duke përfshirë një komandant batalioni, u vranë në një incident në veri të Rripit të Gazës, tha ushtria izraelite (IDF) mbrëmë.
Nënkoloneli Tomer Grinberg, komandant i Batalionit të 13-të të Brigadës elitare Golan, ishte mes të vdekurve, njoftoi ushtria, transmeton Telegrafi.
Ky është një nga incidentet më vdekjeprurëse që nga fillimi i pushtimit tokësor të Gazës nga Izraeli, por ushtria nuk ka dhënë detaje.
Një tjetër ushtar u vra dje në një incident të veçantë në Gaza, duke e çuar numrin e ushtarëve izraelitë të vrarë në Rripin e Gazës në 112.
Në anën tjetër, të paktën 18,412 palestinezë janë vrarë në Gaza gjatë sulmeve izraelite që nga 7 tetori, tha dje Ministria e Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi.