Telegrafi

Në një fotografi përkrah tij, Teuta Selimi shpreh ngushëllime për Albert Krasniqin: Pusho i qetë shoku im

Vrasja e ish-anëtarit të Babastars, Albert Krasniqit, që ndodhi javën e kaluar ka tronditur mbarë popullin shqiptar e më së shumti ata që e njohën nga afër.

Reagimet e të famshmëve deri më tani kanë qenë të shumta, ndërsa një të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja Teuta Selimi.

Kjo e fundit, e cila duket se kishte raporte të mira me të ndjerin, ka shprehur ngushëllimet ditën e sotme (e martë) përmes një postimi krah tij të ndarë në InstaStory.

Teuta Selimi (Foto: Instagram)

“Pusho i qetë Albert shoku im”, ka shkruar ajo krahas imazhit.

Lexo po ashtu Një muaj paraburgim për Skender Krasniqin, që dyshohet se vrau të birin

Alberti ndërkohë u vra të mërkurën në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë, kurse i dyshuari lidhur me rastin është babai i tij, Skënder Krasniqi.

Të pandehurit S.K po ashtu gjykata ia caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Foto: Instagram

Krahas si pjesë e labelit Babastars, Alberti ka qenë i martuar prej vitesh me ish-Miss Kosovën, Besa Gashin. /Telegrafi/