Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka tash e sa kohë që është distancuar paksa nga muzika.
Mirëpo ajo nuk po mbetet jashtë ekranit, kjo pasi vijon të jetë e angazhuar me emisionin e saj “Tete a Tete” në Kanal10 si moderatore dhe autore.
Ndërkohë, e ashtuquajtura diva e estradës është gjithashtu mjaft e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktive.
Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga paraqitja televizive apo edhe aktivitetet e përditshme.
Së fundmi, Adelina ka publikuar për fansat e saj një fotografi, të realziuar pas marrjes së një trajtimi estetik për fytyrën.
Me vetëm buzët e lyera, këngëtarja pozoi pa makijazh duke vënë në pah dukjen e saj natyrale.
Për një gjë të tillë ajo është përgëzuar nga fansat e saj, të cilët janë shprehur se Ismaili vazhdon të duket tërheqëse dhe vitale edhe pas kaq vitesh. /Telegrafi/