Telegrafi

Në një foto-finish dramatik, garuesi arrin ta siguronte fitoren në stilin e ‘SuperMan’-it

Në Kampionatin e Atletikës të Portugalisë, të pranishmit dëshmuan një situatë disi të pabesueshme në të cilën atleti Joao Vitor Oliveira doli ta fitonte në një mënyrë që rrallë mund të shihet.

Oliveira, një përfaqësues i klubit të njohur vendas, SL Benfica, garoi me Abdel Larrinaga, një konkurrent i Sporting Lisbonës, në fund të garës, dhe ajo u vendos në një mënyrë kinematografike pasi Oliveira u hodh para vijë së finishit dhe kështu kaloi kundërshtarin e tij, për të siguruar fitoren.

Ai kaloi vijën e finishit në 13:83, që ishte 0.03 sekonda më i shpejtë se Larrinaga.

Mediat atje shkruajnë se bëhet fjalë për një sportist të lindur në Brazil, i cili iu bashkua skuadrës së Benficas në dhjetor të 2017-ës. Tre vite pasi u bë anëtar i këtij klubi, ai mori nënshtetësinë portugeze.

Ata gjithashtu shtojnë se kjo nuk ishte hera e parë që ai u hodh kështu në fund të një gare, duke thënë se të njëjtën gjë kishte bërë në Lojërat Olimpike të Rios 2016 dhe në garën e Kampionatit Portugez 2019. /Telegrafi/