Telegrafi

Në një fjalim prapa grilave, aktivistja e guximshme ruse i thotë Putinit se regjimi i tij është afër kolapsit

Një aktiviste ruse kundër luftës tha sot se regjimi i Vladimir Putinit është afër kolapsit në një fjalim nga prapa grilave përpara se të dënohej me gjashtë vjet burg nga një gjykatë për kritikat ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Maria Ponomarenko, 44 vjeçe, u burgos për përhapjen e të ashtuquajturave lajme të rreme pasi ajo shkroi për bombardimin e Rusisë në një teatër në qytetin ukrainas të Mariupol, në një sulm që vrau rreth 600 civilë që ishin strehuar atje.

Nëna e dy fëmijëve kishte shkruar në Telegram pas sulmit në mars: “Është e pamundur të heshtësh, duke ditur për vdekjen e mijëra njerëzve të pafajshëm. Njerëzit e arsyeshëm janë për paqen”.

Pavarësisht se kjo është e vërteta, Ponomarenko u dënua me gjashtë vjet burg të mërkurën për kritika për sulmin ndaj civilëve në Teatrin Rajonal të Donetsk në mars të vitit të kaluar.

Rusia kishte pretenduar se ukrainasit kishin hedhur në erë teatrin – por Kievi, aleatët e saj perëndimorë dhe dëshmitarët thanë se Moska kishte hedhur një bombë në ndërtesë.

Ajo akuzoi despotin për varfërimin e Rusisë duke “hedhur” paratë dhe burimet e shtetit në luftë, në një lëvizje që po “shkatërron” vendin.

Vendimi për dënimin e saj është i fundit në një seri vendimesh të profilit të lartë sipas legjislacionit të ri që kritikët thonë se është krijuar për të “kriminalizuar kritikat ndaj ndërhyrjes ushtarake”. /Telegrafi/