Site icon Telegrafi

Në një dyqan armësh në Viti, vidhen armë dhe municion

Foto: Ilustrim

Disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një dyqan i cili merret me shitjen e armëve.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 03:14 në sheshin “Njazi Ademi”, në Viti.

Siç thuhet në raport, sipas pronarit të lokalit është vjedhur një kasafortë ne të cilën kanë qenë të vendosura rreth 10-12 armë dhe rreth 3-4 pako me municion 9 mm.

“Është raportuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në një dyqan i cili merret me shitjen e armëve. Sipas pronarit të lokalit, është vjedhur një kasafortë ne të cilën kanë qenë të vendosura rreth 10-12 armë dhe rreth 3-4 pako me municion 9 mm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version