Site icon Telegrafi

Në një ceremoni luksoze, Genta Ismajli emocionohet teksa konfirmon gjininë e foshnjave të saj

Foto: Genta Ismajli/YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, genta Ismajli, është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.

Ajo dhe i dashuri i saj, biznesmeni turk Huseyin Usta, pritet qëshumë shpejt të bëhen prindër të binjakëve.

Në një festë luksoze të organizuar para ardhjes në jetë të fëmijëve, Genta ka zbuluar në një formë krejtësisht të veçantë gjininë e foshnjave.

Lexo po ashtu Genta Ismajli po pret binjakë

Megjithëse Telegrafi kishte raportuar muaj më parë se ajo dhe Huseyin do të bëhen prindër të një djali dhe një vazje, këngëtarja vendosi që mbrëmjen e së shtunës t’ua konfirmojë fansave gjininë e binjakëve.

Foto: Genta Ismajli/YouTube

Mes festës luksoze, Genta ka hapur një kuti dhurate, nga e cila kanë dalë balona ngjyrë blu dhe rozë, të cilat simbolizojnë djalin dhe vajzën.

Urimet e fansave kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve i kanë dëshiruar një shtatzëni të lehtë këngëtares deri në ardhjen në jetë të foshnjave të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version