Telegrafi

Në New York prej disa ditësh, Françeska Jaçe realizon fotosesion të veçantë me fotografin Fadil Berisha

Foto: Fadil Berisha

Modelja shqiptare, Françeska Jaçe, prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo po kalon një kohë të mirë, gjersa nuk ka ngurruar që të realizojë një fotosesion me fotografin e popullarizuar shqiptar, Fadil Berisha.

Derisa ka realizuar një nga fotosesionet më të veçanta në karrierë, Jaçe ndihet e lumtur dhe shumë e nderuar për bashkëpunimin.

“Ndihem e veçantë dhe e nderuar të jem përpara kamerës së tij, duke marrë parasysh që është njëri nga artistët më të mirë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Faleminderit shumë për artin që ke bërë në fotografitë e mia mahnitëse”, ka shkruar ajo.

Ajo vjen e mahnitshme në pozat që ka marrë, derisa është komplimentuar edhe nga miqtë e ndjekësit.

Françeska për publikun u bë më e njohur që nga pjesëmarrja në “Big Brother Albania”. /Telegrafi/