Telegrafi

Në ndeshjen Juventus – Inter pati edhe një përplasje tjetër: Paratici kërcënoi Orialin?

Njerëz brenda Interit pretendojnë se drejtori i Juventusit, Fabio Paratici e kërcënoi drejtuesin e zikaltërve, Lele Orialin, gjatë pushimit të pjesëve në ndeshjen Juventus – Inter.

Përplasja mes Andrea Agnellit dhe Antonio Contes ishte vetëm një nga shumë përballjet që u zhvilluan gjatë ndeshjes Juventus-Inter mbrëmë.

Sipas burimeve brenda Interit nga “La Gazzetta dello Sport”, CFO i Juventusit, Fabio Paratici pati përplasje me Lele Orialin.

“Më mirë të qëndrosh larg nesh, ose unë do të të godas”, thuhet se Paratici i tha menaxherit teknik të Interit në tunel gjatë pushimit.

Oriali thuhet se po përpiqej të mbronte lojtarët e tij duke paralajmëruar drejtuesit e Juventusit që të mos flasin me lojtarët e Interit ose anëtarët e stafit.

Antonio Conte u tregoi gishtin e mesëm drejtorëve të Juventusit gjatë pushimit të pjesës së parë, por nga Interi pretendojnë se trajneri bëri atë gjest të vrazhdë pasi kishte marrë fyerje dhe abuzime nga lojtarët dhe drejtuesit e Juventusit. /Telegrafi/