Mbrëmë është zhvilluar vetëm një ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Minnesota Timberwolves i ka dhënë fund ecurisë prej gjashtë fitoreve rresht të Portland Trail Blazers.
‘Ujqërit’ kanë triumfuar me një pikë diferencë 110:109 kundër Portlandit, transmeton Telegrafi.
Karl-Anthony Towns ishte më i dalluari te Wolves, i cili regjistroi ‘double-double’ me 34 pikë dhe 12 kërcime. Andrew Wiggins shtoi 29 pikë për 38 minuta.
Në anën tjetër, Damian Lillard realizoi 25 pikë gjersa më pak i kishte Al-Farouq Aminu, i cili kishte edhe shtatë kërcime.
TrailBlazers aktualisht renditet në pozitën e tetë të Konferencës së Perëndimit derisa Timberwolves zë vendin e 12. /Telegrafi/