Juventusi ka arritur të marrë tri pikë me lehtësi në kuadër të javës së 11-të në Serie A, pas fitores 3-1 në udhëtim te Genoa.
Pjesa e parë kishte shanset e veta, mirëpo asnjë nga skuadrat nuk arriti t’i shfrytëzonte ato për të tundur rrjetën.
Mirëpo, 45 minutat e dytë ishin me intensitet më të lartë, e që u shënuan plotë tri gola.
HT | Termina qui il primo tempo.
Risultato ancora bloccato sullo 0-0.#GenoaJuve [0-0] #ForzaJuve pic.twitter.com/gXQQQ4NyXU
— JuventusFC (@juventusfc) December 13, 2020
Zonja e Vjetër kaloi fillimisht në epërsi me anë të Paulo Dybalas që shënoi në minutën e 57-të nga një asistim i Wenston McKennie.
Por, Genoa nuk u ndal dhe i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Stefano Sturaros (61′), që u asistua nga Luca Pellegrini.
Edhe një herë, Cristiano Ronaldo doli të jetë shpëtimtari i Biankonervë, pasi shënoi nga penalltia në minutën e 78-të, e që për të ishte paraqitja e 100-të te kampioni në fuqi.
89' |⚽️⚽️| NON SBAGLIA MAI! 🔥
Ancora perfetto dal dischetto @Cristiano 💪
Un altro SIUUU ⚪️⚫️#GenoaJuve [1-3] #ForzaJuvePowered by @officialpes https://t.co/m3dH3a4OKr pic.twitter.com/JQW8irRZuq
— JuventusFC (@juventusfc) December 13, 2020
Ylli portugez nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe një herë nga penalltia në minutën e 88-të, duke vulosur fitoren e Zonjës së Vjetër.
Pas javës së 11-të, Juventusi gjendet në vendin e katërt me 23 pikë, derisa në xhiron e 12-të do të kenë punë me Atalantan. /Telegrafi/
https://twitter.com/fanofsuspension/status/1338195429935243268