Site icon Telegrafi

Në ndejën verore të partisë së Olaf Scholzit, nëntë gra u droguan

Të paktën nëntë gra që morrën pjesë në një ndejë të organizuar nga Partia Social Demokrate e Gjermanisë (SPD), e cila përfshinte kancelarin Olaf Scholz, u droguan me një substancë të njohur si “drogë përdhunimi”.

Zëdhënësi i grupit parlamentar të partisë konfirmoi shkrimin e të përditshmes së Berlinit, Tagesspiegel dhe shtoi se deri më tani janë konfirmuar nëntë viktima.

Policia e Berlinit tha se po hetonte lëndimet e rënda trupore pasi një grua 21-vjeçare kishte bërë një ankesë, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë jemi të tmerruar nga kjo ngjarje e pabesueshme dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për ta zbardhur atë. Unë u rekomandoj të gjithë atyre që janë prekur të raportojnë rastet”, ka shkruar në Twitter një nga drejtueset e SPD-së, Katja Mast.

Në një email dërguar pjesëmarrësve të asaj feste verore të mbajtur të mërkurën, SPD dënon “aktin e tmerrshëm që u raportua menjëherë në polici”, raporton dw.

Ai përfshinte ligjvënës të SPD-së nga niveli kombëtar dhe vendor, stafin e tyre dhe të ftuarit. I pranishëm ishte edhe kancelari gjerman.

Ndryshe, raportohet se të pranishëm ishin rreth 1,000 njerëz dhe ky ishte një numër i vogël i pjesëmarrësve shkaku i kufizimeve të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version