Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, këtë vit ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore.
Ai madje në mes të pandemisë solli albumin e ri “MozzArt”, i cili njëherësh u prit shumë mirë nga publiku.
Por, duket se vitin 2020 nuk e do e mbyllë me kaq pasi sonte (e enjte) ka paralajmëruar një surprizë për fansat.
Përmes disa postimeve që ka ndarë në rrjete sociale të realizuara në Tiranë, njofton se do të sjellë diçka të re, që siç shihet ka të bëjë me një këngë.
“Sonte 00:00, Mozzik n’Tiranë”, ka shkruar ai.
Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme, të cilët janë kureshtarë për atë që do të sjellë 25 vjeçari.
Mozzik ndërkohë është duke e shijuar suksesin e projektit të fundit “El Chapo”, të cilin e solli në bashkëpunim me të vëllanë, Getinjon.
Projekti i tyre për vetëm pak javë ka marrë afro 10 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/