Ditën e djeshme (e diel) ka qenë nata e fundit e edicionit të 14-të të PriFest – Festivalit të Filmit Ndërkombëtar në Prishtinë.
Ky njëherësh ka qenë viti i parë i mbajtur pa drejtoreshën e këtij festivali, Vjosa Berishën, e cila ndërroi jetë në qershor 2022.
Duke qenë se ishte organizatorja e eventit për vite me radhë dhe një nga figurat kyçe, regjisorja është përkujtuar vazhdimisht nga miqtë e të afërmit.
Një dedikim së fundmi e ka bërë edhe vëllai i saj, aktori e producenti i njohur, Shkumbin Istrefi.
“Ota, na mungove në Prifest dhe do të na mungosh”, ka shkruar ai.
Festivali nisi më 20 shtator dhe prezantoi një sërë filmash të njohur, ndonëse mbrëmë u ndanë edhe disa çmime.
Rina Krasniqi theksojmë se u shpall aktorja dhe aktori më i mirë në Festivalin e Filmit Prifest.
Vjosa theksojmë që ka lënë pas një karrierë të bujshme artistike e vepra të shumta. /Telegrafi/