Telegrafi

Në mungesë të tij për Pavarësi, banorët e Big Brother VIP Kosova krijojnë vet flamurin e Kosovës në shtëpi

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Festa e Pavarësisë së Kosovës është festuar edhe në ambientet e Big Brother VIP Kosova.

Për këtë rast, banorët e shtëpisë së famshme kanë krijuar flamurin e Kosovës mjetet rrethanore që kanë pasur në shtëpi.

Ata u treguan kreativë, duke zgjedhur që të marrin një mbulesë të kaltër, së cilës i kanë prerë hartën e Kosovës në mes.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Të njëjtën ata e kanë vendosur mbi tapetin e tyre të artë që e kanë në dhomën e ndenjës, duke përmbushur kështu dy simbolikat e flamurit.

Më pas ata kanë vendosur gjatë yje të bardhë për të plotësuar kështu flamurin e Kosovës me simbolet e tij në ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë. /Telegrafi/