Site icon Telegrafi

Në mungesë të përgjegjësve, dëmet i sanojnë vetë! (Video)

Me lopata dhe ekskavator banorët e ‘Rruga 11’ në fshatin Stajkovcë vetë e pastrojnë rrugën. Ata thonë, nëse do të prisnin që kompetentët të kenë qasje deri te ata, nuk do të mund të dilnin nga shtëpia. 15 ditë pas përmbytjeve, vetë paguajnë makineritë e ndërtimit për të pastruar rrugën, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky njeri, siç thotë, para tre ditëve erdhi nga Australia për të parë dëmin në shtëpi. Nga kryetari i komunës së Gazi Babës ka kërkuar përgjegjësi.

“Më shpesh vijnë sëmundje kronike. Qytetarët duhet të respektojnë rekomandimet e SSHP të cilat janë të goditur nga fatkeqësia, në këtë rast të kujdesen për higjienë personale, për të pirë ujë vetëm nga shishja, të hahet vetëm ushqim i gatuar”, thuhet nga stacioni i Stajkovcit, Dr Ivana Krstevka nga Ndihma e Shpejtë

Në stuhin para dy javësh që përfshiu Shkupin, u prekën rreth 5.000 familje. Shteti, të gjithë njëqind për qind do t’i kompensojë. /Telegrafi/

Exit mobile version