Site icon Telegrafi

Në mungesë kuorumi nuk votohen rezolutat e propozuara nga deputetët e LVV-së

Foto: Arkiv

Në seancën e Kuvendit të Kosovës sot nuk janë miratuar shumica e pikave që kanë mbetur të papërfunduara nga seancat e kaluara.

Në mungesë kuorumi kanë dështuar të miratohen edhe tri rezolutat e propozuara nga deputetët e LVV-së nga interpelancat që pati kryeministri Avdullah Hoti lidhur me pezullimin e aplikimit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përfshirjen në minishengenin ballkanik dhe Asociacionin.

Të tria këto rezoluta morën vetëm 29 vota gjë për të cilat nuk kishte kuorum për vendimmarrje.

Rezolutat që dështuan të miratohen janë këto:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me pezullimin njëvjeçar i aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare,

2. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me përfshirjen e Republikës së Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”,

3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e Kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. /Telegrafi/

Exit mobile version