Seanca e parë e Kuvendit për vitin 2019, ka përfunduar me mungesë kuorumi.
Kjo ka bërë që disa pika të mbetura të rendit të ditës, të votohen të shtunën, raporton Telegrafi.
Pikërisht të shtunën më 2 shkurt, në rend dite do të jetë edhe votimi i buxhetit për këtë vit.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli gjatë ditës u shpreh optimist se buxheti do të votohet me shumicë të votave.
“Me 2 shkurt, në ora 10:00 do të ketë seancë për buxhetin. Para votimit të buxhetit janë 9 pika të tjera të rendit të ditës. Shpresojmë që ligji për buxhetin të kalojë në mënyrë që të gjithë sektorët publikë të funksionojnë”, ka thënë Veseli.
Ndryshe deri më tani LDK-ja dhe VV-ja kanë dalur kundër buxhetit, kurse PSD-ja po pret plotësimin e epsë kushteve që ia kanë parashtruar qeverisë. /Telegrafi/