Në qershor të këtij viti, moderatorja e njohur Jona Spahiu kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me biznesmenin, Frenkli Ymeri.
Menjëherë pas dasmës, çifti u nis për pushime në Ibiza të Spanjës.
Nga atje, Jona postoi foto e video të ndryshme ku herë pas here tregonte edhe barkun e rrumbullakosur.
Por, së fundmi, teksa ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë, moderatorja ka publikuar sërish një tjetër foto.
Jona është shfaqur veshur me një fustan jeshil të gjatë që i tregonte barkun shumë të rrumbullakosur.
Siç e shohim në foto, moderatorja ka ndryshuar goxha dhe nuk mund të mos vërejmë nurin që i ka rënë nga shtatzënia.
Bukuroshja pritet t’u kthehet angazhimeve në televizion pasi të bëhet nënë. /Panorama/