Telegrafi

Në muajt e fundit të shtatzënisë, Gigi Hadid realizon fotosesion të veçantë

Supermodelja Gigi Hadid është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe në shtator pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Ajo dhe i dashuri i saj, këngëtari Zayn Malik, para pak muajsh u zhvendosën së bashku në një apartment në New York.

Derisa kanë mbetur edhe pak ditë që nga lindja e 25 vjeçares, biondja ka ndarë me ndjekësit një fotosesion të realizuar së fundmi.

 

Seti i ri fotografik e shfaq modelen në formë të mahnitshme me barkun e rrumbullakosur, teksa vjen bardh e zi.

Lexo po ashtu Brenda rezidencës së mahnitshme 5.8 milionë dollarëshe të Gigi Hadid

“Duke u rritur një engjull”, ka shkruar në njërën prej imazheve teksa në tjetrën fotografi shtoi, “Duke e festuar këtë kohë, e vlerësoj gjithë dashurinë & urimet e mira. Nuk do të harroj kurrë realizimin e këtyrë imazheve me miqtë e mi”.

Lajmin për shtatzëni, Gigi e konfirmoi në prill për ditëlindjen e 25-të dhe siç duket do të bëhet nënë e një djali – meqë për ditëlindje mbante një fije të kaltër.

Zayn dhe Hadid u rikthyen bashkë në dhjetor të vitit të kaluar, pas disa lëkundjeve që kishin në lidhjen e tyre shumëvjeçare. /Telegrafi/