Këngëtarja Drenusha Latifi ka tash e tri vite që nuk është më aktive në tregun e muzikës.
Ajo është martuar me Atilla Kartesh, me të cilin ka edhe një vajzë, të pagëzuar me emrin Ynva.
Çifti jetojnë në Helsinborg të Suedisë, ndërsa presin që në pak muaj të bëhen prindër për herë të dytë.
Lajmin për shtatzëninë e dytë, e kishte bërë të ditur vet Drenusha muaj më parë, përmes një fotografie interesante të publikuar në rrjetet sociale.
Bukuroshja Latifi duket se po shijon më së miri muajt e fundit të shtatzënisë, dhe kjo duket edhe nga pozat e fundit në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ndau me fansat në InstaStory një imazh ku shfaqej me bikini, teksa vinte në pah barkun e rrumbullakosur.
“Balena blue, 82.9 për qind”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar kështu se është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël. /Telegrafi/