Telegrafi

Në moshë 43 vjeçare, Kate Moss pozon e zhveshur (Foto, +16)

Kate Moss, Donatella Versace, Jessica Chastain, Taraji P. Henson dhe Jennifer Lopez, ndodhen në ballinën e revistës W, në kuadër të edicionit të veçantë “Poweful Women”.

Ndërkaq, modelja e famshme angleze ka vendosur të pozojë krejtësisht e zhveshur.

Bukuroshet që kanë pozuar për revistën W

Njëherësh, ajo ka folur edhe për fillet e karrierës si manekine duke u shprehur se nëna e saj nuk besonte se mund të ketë sukses.

“Nëna me thoshte se nuk mendonte se jam fotogjenike. Nuk isha e pafajshme, por dukej sikur isha”, ka deklaruar ajo.

Kate Moss shfaqet lakuriq

Moss ka thënë më tej se e ka pasur të vështirë të mësohej të pozonte nudo.

“Që nga fillimi, fotografët ia arritën të më bindnin që të zhvishem, edhe pse trupi im nuk më pëlqen aspak”, ka theksuar ajo. /Telegrafi/