Liverpooli u shpall kampion i Ligës Premier të enjten e kësaj jave dhe ata nuk duhej as të ishin në fushë për të bërë një gjë të tillë.
Skuadra e Jurgen Kloppit ishin duke e shikuar përballjen që Chelsea e fitoi 2-1 ndaj Manchester Cityt për të filluar kështu festën.
Në realitet, të gjithë e dinin se gara për titull kishte përfunduar tashmë dhe The Reds do të merrnin titullin në duar pas më shumë se 30 vitesh pritjeje.
Me 23 pikë dallim nga vendi i dytë Manchester City, lojtarët e Liverpoolit festuan në hotelin ku qëndronin gjatë gjithë natës.
Derisa lojtarët e tij po festonin, Klopp ka zbuluar se ai ka telefonuar familjen e tij për t’u konfirmuar lajmin e madh.
“Kam telefonuar familjen time 10 sekonda para se të përfundonte takimi Chelsea-City. U thash atyre se i dua shumë dhe ata më thanë të njëjtën gjë”, ka zbuluar gjermani.
“Ne nuk mund të jemi së bashku dhe nuk ishte diçka e mirë, mirëpo unë vendosa telefonin mbi tavolinën që ta shikoni për pak sekonda festën tonë”, ka shtuar më tej Klopp.
Pas tri dekadash, Liverpooli arriti të shpallej kampion e që shumë legjenda kishin tentuar një gjë të tillë, mirëpo nuk ia kishin arritur. /Telegrafi/
https://twitter.com/HeartNWNews/status/1276499804219232258?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1276499804219232258%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1577634-jurgen-klopp-made-phone-call-to-his-family-the-moment-liverpool-were-crowned-champions