Telegrafi

Në Mitrovicë sekuestrohen dy armë

Në 24 orët e fundit, në dy raste të ndara, njësitet policore në kuadër Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë kanë  sekuestruar dy armë.

Në rastin  e parë sekuestrimi i armës është realizuar rreth orës 23:00, të datës 21 qershor 2021,  në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicë, në kohën kur një njësi patrulluese ka ndaluar  të dyshuarin  për kontrolle rutinë, me ç’ rast gjate kontrollit të detajuar në automjetin që e drejtonte i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Lidhur me rastin  është intervistuar  i dyshuari për veprën penale  ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’. Ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në rastin e dytë  sekuestrimi i armës është realizuar sot rreth orës 11:00,  në rrugën “Mbretëresha Teutë ” në Mitrovicë , në kohën kur një njësi patrulluese ka ndaluar  të dyshuarin  për kontrolle, me ç’ rast  tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Lidhur me rastin  është intervistuar  i dyshuari për veprën penale  ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.

Ndërsa pas intervistimit,  të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Telegrafi/