Në vazhdën e angazhimeve policore në parandalim dhe vetëdijesim për rrezikun nga bombolat e gazit, në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, ka filluar dhe po implemetohet projekti me aktivitete vetëdijësues për “Rrezikun nga Bombolat e Gazit”.
“Ky projekt, po realizohet në bashkëpunim dhe mbështetje të Drejtorisë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, inspektorëve të zjarrit dhe autoriteteve tjera komunale në Mitrovicë. Si prioritet aktiviteteve të kësaj fushe janë vizituar, pika të karburanteve, lokale ku zhvillohen veprimtari hoteliere si dhe lokale ku përdorën bombola të gazit, me ç’ rast pronarëve iu janë shpërnda broshura me përmbajtje dhe këshilla për përdorimin e bombolave të gazit”, thuhet në njoftim.
I gjithë ky aktivitet ka për qëllim të ndërgjegjësimin e pronarëve – përdoruesve të bombolave të gazit për mirëmbajtjen e aparateve dhe pajisjeve sipas standardeve që të jen te sigurta për veprimtarin e tyre dhe sigurinë e të qytetarëve. /Telegrafi/