Telegrafi

Në Mitrovicë numërohen 92 për qind e votave: PDK udhëheq ndaj Vetëvendosjes me rreth 1 për qind

Kur janë numëruar 92% të votave në Mitrovicë po udhëheq Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas rezultateve zyrtare nga KQZ, në Komunën e Mitrovicës për zgjedhjet parlamentare PDK udhëheq me 34.5 % të votave ndaj Vetëvendpsjes e cila ka 33.75 % të votave.

LDK në Mitrovicë është e treta me 23% të votave e pasuar nga koalicioni AAK-PSD me 3%.

Koalicioni NISMA-AKR-PD ka marrë 2.86 % të votave në Pejë.

Të gjitha subjektet tjera kanë marrur 3% të votave.

Në Mitrovicë deri më tani janë 1.252 vota të pavlefshme apo 4.08% e votave të përgjithshme në këtë komunë.

Për të parë numërimin e votave në kohë reale vizitoni ballinën e Telegrafi.com.