Kur janë numëruar 92% të votave në Mitrovicë po udhëheq Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas rezultateve zyrtare nga KQZ, në Komunën e Mitrovicës për zgjedhjet parlamentare PDK udhëheq me 34.5 % të votave ndaj Vetëvendpsjes e cila ka 33.75 % të votave.
LDK në Mitrovicë është e treta me 23% të votave e pasuar nga koalicioni AAK-PSD me 3%.
Koalicioni NISMA-AKR-PD ka marrë 2.86 % të votave në Pejë.
Të gjitha subjektet tjera kanë marrur 3% të votave.
Në Mitrovicë deri më tani janë 1.252 vota të pavlefshme apo 4.08% e votave të përgjithshme në këtë komunë.
Për të parë numërimin e votave në kohë reale vizitoni ballinën e Telegrafi.com.