Site icon Telegrafi

Në Mitrovicë mbahet sesion informues në kuadër të fushatës “Tetori – Muaji i Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit”

Pamje nga mbajtja e sesionit informues

Gjatë ditës së sotme, në Mitrovicë është mbajtur sesioni i radhës informues në kuadër të fushatës “Tetori – Muaji i Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit”.

Njësia e Edukimit Shëndetësor dhe Promovimit të Shëndetit, i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, po vazhdon me sesionet informuese për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit, shkruan Telegrafi.

“Sesioni informues, u mbajtë me gratë e lagjës “Adem Voca “ ku u informuan lidhur me mënyrat e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit përmes: vetëkontrollit, rëndësinë e vizitës tek Mjeku Familjar, rëndësinë e bërjës së Ekografisë dhe Mamografisë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Shëndetësisë.

Këto sesione informuese po mbahen me moton “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”. /Telegrafi/

Exit mobile version