Telegrafi

Në Mitrovicë konfiskohen një pushkë automatike, pistoletë dhe municion

Policia e Kosovës të premten ka realizuar një bastisje, ku ka konfiskuar dy armë dhe municion.

Në njoftimin e dërguar për media nga Policia e Kosovës, thuhet se në këtë operacion janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të llojeve të ndryshme; një pushkë automatike, një pistoletë dhe mbi 20 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armëve është arrestuar M.K. 69 vjeçar, ku i arrestuari pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/