Telegrafi

Në Mitrovicë erdhi zëri, por jo Shesheli (Video)

Lideri i radikalëve serb, Vojisllav Sheshel, vetëm përmes fotografive dhe zërit mundi të ishte i pranishëm në veri të Mitrovicës.

Ai të martën nuk erdhi në Kosovë edhe pse e kishte paralajmëruar një gjë të tillë.

Nëpërmjet audio mesazhit kryeradikali nga Beogradi, tha se politikanët e Kosovës dhe Serbisë, bashkëpunuan fort që atij mos t’ia lejojnë hyrjen në territorin kosovar, njofton Klan Kosova.

Gjithë këto që i tha i  saposhpalluri i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, zgjuan kureshtjen e rreth 5o adhurueseve të radikalëve si dhe ushtarëve të KFOR-it, të cilëve iu përkthye mesazhi nga Beogradi.